Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pritet të takohet sot në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Takimi i sotëm shënon përpjekjen e radhës për të diskutuar mbi situatën e shkaktuar nga lufta në Ukrainë. Dy liderët u takuan për herë të fundit në dhjetor në Palm Beach, Florida, në resortin Mar-a-Lago të Trumpit, ku biseduan për një plan që mund të çonte në përfundimin e konfliktit.
Në atë takim, ata shprehën optimizëm lidhur me arritjen e një marrëveshjeje, megjithatë, disa çështje kryesore mbeteshin të pazgjidhura. Para takimit në dhjetor, dy presidentët kishin biseduar edhe në Shtëpinë e Bardhë në tetor të vitit 2025, një situatë që ishte përshkruar si tejet e tensionuar.
Sipas raporteve të mediave, takimi kishte marrë një kthesë të papritur, duke u shndërruar në një “përplasje me tone të larta”. Gjatë atij takimi, pala amerikane kishte kërkuar që Ukraina të pranonte kushtet e Rusisë për përfundimin e luftës.
Pas bisedimeve, Zelensky theksoi se mes Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara ekzistonin mospajtime të mëdha për disa çështje.



















You must be logged in to post a comment Login