Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Kur e takova, më erdhi ta përqafoja

Kur e takova, më erdhi ta përqafoja

Pak para finales së madhe të “Ferma VIP”, disa nga ish-konkurrentët e këtij edicioni ndanë përjetimet e tyre pas përfundimit të reality show-t në emisionin “Mes’Dritë”. Ata diskutuam marrëdhëniet me banorët e tjerë dhe mënyrën se si janë pritur nga publiku.

Romir Zalla shprehu se rikthimi në jetën e përditshme është treguar më sfidues se sa e kishte imagjinuar. Ai theksoi se keqkuptimet kanë qenë të shumta, sidomos sa i takon nocionit të të qenurit “aktiv”. Sipas Romirit, ai e koncepton ndryshe këtë term nga të tjerët.

Nga ana tjetër, Indri përmendi raportet me ish-banorët dhe u shpreh se jo të gjithë vazhdojnë të komunikojnë me të. Në lidhje me Vanesën, ai njoftoi se mes tyre nuk ka kontakt pas përfundimit të eksperiencës në fermë.

<

“Gjatë takimit të fundit me Vanesën, ndjeva një ftohtësi nga ana e saj. Unë desha ta përqafoj, por e kuptoj që ajo më distancoi. Gresa as nuk më flet, si dhe Malbora. Ndërsa Vanesën mund ta kuptoj, më habit që të tjerët nuk komunikojnë me mua. Kur mbaron ferma, për mua mbeten vetëm momentet e paharrueshme, jo keqkuptimet,” tha Indri.

Megjithatë, ai nuk ngurroi të shprehte vlerësime për Vanesën, duke e cilësuar si një nga zërat më të bukur dhe më të çmuar në muzikën shqiptare dhe ndërkombëtare.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement