Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kupa e Botës që “eliminoi” shumë selektorë, i fundit Martinezi i Portugalisë

Kupa e Botës që “eliminoi” shumë selektorë, i fundit Martinezi i Portugalisë

Një numër i madh trajnerësh janë shkarkuar ose kanë dhënë dorëheqje nga kombëtaret e tyre pas eliminimit në Kupën e Botës.

I fundit që iu bashkua këtij trendi është Roberto Martinez, selektori i Portugalisë, pasi ekipi i tij u mposht nga Spanja në fazën e 1/8-ës së finales.

Para Martinezit, një sërë trajnerësh të tjerë kishin bërë të njëjtën gjë pas dështimit në këtë kompeticion.

<

Roland Koeman i Holandës dhe Marcelo Bielsa i Uruguajit janë dy nga trajnerët që kanë dhënë dorëheqje menjëherë pas eliminimit të tyre. Po ashtu, Sebastian Beccacece, selektori i Ekuadorit, si dhe Havier Aguirre nga Meksika, janë detyruar të lënë postet e tyre.

Që nga fillimi i Kupës së Botës, janë shkarkuar gjithashtu Sabri Lamouchi i Tunizisë, Steve Clarke i Skocisë, Hong Myung-bo i Koresë së Jugut dhe Miroslav Koubek i Çekisë.

Në një zhvillim të mundshëm, Julian Nagelsmann mund të ndjekë të njëjtin fat, pasi Gjermania ka filluar bisedime me Jurgen Klopp për të marrë drejtimin e kombëtares, pas eliminimit të hershëm.

Një tjetër emër që mund të përballet me këtë situatë është Carlo Ancelotti, trajneri legjendar italian, i cili mund të largohet nga Brazili pas dështimit në fazën e 1/8-ës së finales.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement