Astrologia Denisa Shyle, e ftuar në emisionin “Ora Shtatë”, ka ndarë parashikimet e saj për shenjat e horoskopit gjatë muajit korrik.
Ajo shpjegoi se, megjithëse Mërkuri është në retrogradë, që sjell vështirësi dhe sfida, shenjat kanë mundësi të arrijnë rezultate pozitive në fund të muajit.
“Retrograda e Merkurit ndikon në çdo aspekt që lidhet me komunikimin dhe lëvizjen. Gjatë kësaj periudhe, duhet të jemi më të ngadalshëm. Ka mundësi që të keqkuptojmë informacionin që merrni, çka mund të ndikojë negativisht në marrëdhëniet personale,” theksoi Shyle në Klan Kosova.



















You must be logged in to post a comment Login