Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Kthehu” ringjallet pas gati 20 vitesh, Eliza Hoxha dhe Yll Limani elektrizuan skenën

“Kthehu” ringjallet pas gati 20 vitesh, Eliza Hoxha dhe Yll Limani elektrizuan skenën

Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Eliza Hoxha, e cila ka pasur një karrierë si këngëtare, ka shpërndarë një mesazh falënderimi për artistin Yll Limani, pas pjesëmarrjes së saj në koncertin e tij.

Hoxha e përshkroi mbrëmjen si “magjike”. Ajo theksoi se, ndonëse për Yll Limanin skena ka filluar të bëhet e zakonshme, për të ishte një rikthim emocionues pas një periudhe prej 20 vitesh.

Deputetja shtoi se ishte e pamundur të refuzonte ftesën e artistit. Ajo e theksoi njohjen e saj të vjetër me Limanin, duke vlerësuar profesionalizmin e tij dhe përkushtimin e ekipit që organizoi këtë spektakël.

<

“U ndjeva shumë krenare për një gjeneratë të re që kupton dhe kultivon industrinë e muzikës me standarde botërore, ashtu siç i ka hije,” shkroi Hoxha në Facebook.

Në përfundim, ajo falënderoi Yll Limanin për mundësinë që të ndanin skenën së bashku, duke përfunduar me fjalët: “Jam shumë krenare me ty! Shkëlqefsh përherë!”

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement