Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka shprehur ngushëllime për Drilon Muniqin, një 22-vjeçar që tragjikisht humbi jetën në një aksident trafiku në këtë komunë.
Përmes një telegrami ngushëllimi, Idrizi theksoi se humbja e papritur e të riut ka sjellë pikëllim në mesin e të gjithëve. Ai shprehu ngushëllime të thella për familjen Muniqi, miqtë dhe të afërmit e Drilonit, duke i ofruar mbështetje në këto momente të vështira.
“Njoftimi për ndarjen nga jeta të Drilon Muniqit na ka trishtuar të gjithëve. Në këto kohë të rënda, ndjej dhimbje dhe solidarizim me ata që e njihnin, duke kërkuar që kujtimi i tij të mbetet i përjetshëm,” shkroi ai.
I riu u varros ditën e sotme, në kohën e namazit të drekës.



















You must be logged in to post a comment Login