Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kryesia e PDK-së: VV po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet

Kryesia e PDK-së: VV po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) mbajti sot një mbledhje, në të cilën u diskutua për gjendjen politike dhe institucionale në vend. PDK ka vlerësuar se Kosova po kalon një krizë të thellë kushtetuese dhe institucionale, e cila, sipas tyre, nuk mund të trajtohet më si një mosmarrëveshje politike e zakonshme.

Në një komunikatë, partia thekson se shpërfillja e Kushtetutës, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, rregullave të Kuvendit dhe afateve detyruese përbën një cenim serioz të funksionimit demokratik dhe institucional të shtetit. Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, e përshkroi situatën si një shkatërrim të themeleve institucionale të shtetit, duke theksuar se kur Kushtetuta dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese injorohen, nuk ka më vend për biseda mbi normalitetin politik.

Hamza theksoi se fillimisht është refuzuar përmbushja e obligimeve për formimin e Kuvendit brenda afatit 30-ditor të caktuar nga gjykata, dhe aktualisht, po vazhdohet mosrespektimi i procedurave dhe detyrimeve institucionale. Ai tha: “Nuk mund të sillemi sikur kemi normalitet. Nuk ka normalitet.”

PDK vlerëson se qeveria aktuale po e zëvendëson funksionimin normal të institucioneve me arbitraritet, duke zbatuar rregullat vetëm kur ato i shërbejnë interesave të saj politike. Në mbledhje u theksua se “Kushtetuta nuk është opsionale” dhe se institucioneve nuk u lejohet të funksionojnë sipas vullnetit të një partie.

PDK-ja thekson se interesi i shtetit dhe Kushtetuta duhet të jenë mbi çdo interes partiak dhe individual. Hamza e përshkroi këtë situatë si një luftë për mbrojtjen e Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saj, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për një betejë mes partive, por për mbrojtjen e rendit demokratik.

Partia planifikon të mobilizojë strukturat e saja në çdo komunë, për t’u angazhuar në mbrojtjen e rendit kushtetues dhe funksionimit institucional. PDK do të ndërmarrë një sërë veprimesh ligjore, politike dhe demokratike për të kundërshtuar degradimin e institucioneve. Këto veprime do të shoqërohen me konsultime dhe koordinim me organizata të shoqërisë civile dhe subjekte politike, që besojnë se shteti dhe Kushtetuta janë mbi çdo parti e individ. PDK e sheh si përgjegjësi të saj që të reagojë ndaj çdo përpjekjeje për normalizimin e shkeljeve kushtetuese.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement