Një 62-vjeçar është arrestuar nga Policia e Krujës për kultivimin e bimëve të dyshuara narkotike. Ngjarja ndodhi në një parcelë në zonën e “Skahides”, në lagjen Barun.
Arrestimi u realizua gjatë një operacioni të koduar “Baruni”, që kishte si qëllim kontrollimin e kultivimit të bimëve narkotike nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë.
Gjatë kontrollit në parcelë, policia gjeti bimë të dyshuara cannabis sativa dhe arrestoi në flagrancë pronarin e kësaj parcele, shtetasin E. P., 62 vjeç, banues në Krujë.
Bimët e dyshuara u asgjësuan përmes djegies, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Policia bëri të ditur se kontrollet në territorin e Krujës do të vazhdojnë, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Be the first to comment