Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

KRU “Prishtina”: Rreth 27 mijë banorë përfitojnë nga projekti i ri i ujit në Podujevë

KRU “Prishtina”: Rreth 27 mijë banorë përfitojnë nga projekti i ri i ujit në Podujevë

KRU “Prishtina” ka njoftuar se vazhdon angazhimin për të përmirësuar furnizimin me ujë dhe për të zgjeruar rrjetin në komunën e Podujevës.

Sipas një njoftimi në Facebook, me mbështetje nga Ministria e Ekonomisë, ndërmarrja do të investojë mbi 2.2 milionë euro në këtë projekt. Qëllimi është sigurimi i një furnizimi më të rregullt me ujë të pijshëm dhe zgjerimi i rrjetit të ujësjellësit në qytet, si dhe në disa fshatra.

Ky projekt pritet të përfitojë rreth 27,500 banorë në Podujevë dhe në fshatrat Llapashticë, Katunishtë, Gllamnik, Dumosh, Sfeçël, Livadicë, Ballovc, Lladovc dhe Surkish.

Ndërmarrja thekson se investimi përfshin ndërtimin dhe zgjerimin e linjave të reja të ujësjellësit, përmirësimin e presionit në rrjet, zvogëlimin e humbjeve teknike dhe rritjen e cilësisë së furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët. KRU “Prishtina” mbetet e përkushtuar për të ofruar shërbime më cilësore dhe infrastrukturë më të avancuar për të gjithë konsumatorët.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement