Një debat mes Soni Malajt dhe Sara Karajt duket se ka sjellë tensione në miqësinë e tyre, e cila është krijuar në Ferma Vip.
Gjatë një loje, momentet e tensionit u intensifikuan, duke ngritur pyetje nëse kjo situatë kishte prapavijë.
Soni shpjegoi se situata ishte thjesht një moment relaksi. “Po luanim një lojë që kërkonte përqëndrim. Po merja kohën time për të mos rrëzuar kullën. Ishte thjesht një budallallik. Nuk ka rëndësi dhe asnjë prapaskenë,” u shpreh ajo.
Nga ana tjetër, Sara tha se kishte përjetuar ulje-ngritje në marrëdhënien me Soni. “Ditën kur ndodhi kjo, kishim pasur një moment afërsie dhe i tregova disa gjëra personale. Më erdhi keq për situatën. Nuk kam asnjë problem me asnjë që e konsideroj mik këtu,” theksoi ajo.



















You must be logged in to post a comment Login