Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Krejt çka ndodhi në Kuvend – Si i “tensionoi” kaosi i sotëm edhe mërgimtarët? (VIDEO)

Krejt çka ndodhi në Kuvend – Si i “tensionoi” kaosi i sotëm edhe mërgimtarët? (VIDEO)

Kuvendi i Kosovës është përballur sot me tensione të shumta dhe përplasje mes deputetëve pas kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për vazhdimin e seancës konstituive.

Sipas raportimeve të gazetares Qëndresa Tërshani nga Klan Kosova, situata e tensionuar ka shkaktuar një rritje të pranisë së forcave të sigurisë dhe zyrtarëve policorë në Kuvend.

Tensionet kanë ndikuar gjithashtu edhe te vizitorët që ndodheshin në objektin e Kuvendit. Në disa raste, mërgimtarët që hynë në Kuvend, për shkak të bindjeve të ndryshme politike, patën debate mes tyre. Kjo situatë detyroi sigurimin e Kuvendit të ndërhyjë për të qetësuar atmosferën.

Gazetarja Tërshani raportoi nga holli i Kuvendit se disa mërgimtarë ishin larguar pas përfundimit të vizitës, ndërsa ata që erdhën pas orës 15:00 nuk u lejuan të vazhdonin vizitën, pavarësisht se dyert e Kuvendit ishin planifikuar të mbeteshin të hapura deri në orën 16:00.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement