Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Krasniqi për PSD-në: Dinë ta shpjegojnë problemin, por s’dinë ta ndërtojnë alternativën (VIDEO)

Krasniqi për PSD-në: Dinë ta shpjegojnë problemin, por s’dinë ta ndërtojnë alternativën (VIDEO)

Gazetari Vullnet Krasniqi ka theksuar se Partia Socialdemokrate (PSD) ka aftësinë të analizojë dhe kritizojë pushtetin dhe partitë opozitare. Megjithatë, sipas tij, i mungon një alternativë konkrete politike.

Duke komentuar zhvillimet politike në vend gjatë emisionit “Jehona Politike” në Klan Kosova, Krasniqi theksoi se PSD-ja ka individë që shpjegojnë mirë situatën politike, por nuk disponon një ekip të fortë dhe kapacitetet e nevojshme për të ndërtuar një alternativë përmes angazhimit në terren.

“PSD-ja e shpjegon shumë mirë si pushtetin, ashtu edhe partitë opozitare. Problemi është se ata nuk kanë një ekip që krijon një alternativë për këtë situatë,” deklaroi ai në emision.

Ai theksoi se për të fituar dhe marrë pushtetin, nuk mjafton vetëm analiza dhe kritika; është e domosdoshme të ndërtohet një punë ekipore dhe një alternativë politike të qartë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement