Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Krasniqi: Mungesa e mbikëqyrjes politike i konvenon pushtetit, vendi po funksionon me ushtrues detyre

Krasniqi: Mungesa e mbikëqyrjes politike i konvenon pushtetit, vendi po funksionon me ushtrues detyre

Opinionisti Vullnet Krasniqi ka vlerësuar mungesën e dinamizmit politik dhe mbikëqyrjes institucionale si një faktor që i shkon për shtat partisë në pushtet. Në emisionin “Kosova Today”, ai theksoi rëndësinë e rolit mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës dhe komisioneve parlamentare, duke nënvizuar se çdo ligj dhe vendim i ekzekutivit duhet të kalojë përmes shqyrtimit parlamentar.

Krasniqi theksoi se kjo mungesë e dinamizmit politik, sidomos e mbikëqyrjes, i konvenon partisë në pushtet. Ai theksoi se Kuvendi dhe komisionet parlamentare janë ato që duhet të bëjnë këtë mbikëqyrje dhe se çdo vendim ekzekutiv duhet t’i nënshtrohet atyre.

Ai përshkroi situatën aktuale si paradoksale, duke përmendur deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili sipas tij ka shprehur se funksionon mirë nën këto rrethana institucionale.

<

Krasniqi shprehu shqetësimin se në mungesë të institucioneve të konsoliduara, qytetarët nuk kanë një adresë të qartë për t’u drejtuar në rast krizash politike, ekonomike apo sociale. Ai e vinte në dyshim nëse institucionet aktuale ishin të përgatitura për t’u përgjigjur ndaj krizave.

“Edhe Albin Kurti ka thënë disa herë se ai ndjehet mirë në këtë gjendje, me presidentin dhe kryeministrin në vend. Ai vetë po na thotë se në këtë situatë funksionon më së miri. Por, nëse ndodhin kriza politike, ekonomike ose sociale, kujt do t’i drejtohemi? Të gjithë janë ushtrues detyre,” theksoi ai.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement