Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

KQZ përmbylli numërimin – Aleanca me shtatë ulëse në Kuvend

KQZ përmbylli numërimin – Aleanca me shtatë ulëse në Kuvend

Në ditën e dhjetë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përmbyllur procesin e numërimit të të gjitha fletëvotimeve.

Të enjten, në mëngjes, do të fillojë rinumërimi i fletëvotimeve nga 185 vendvotime nga gjithsej 2,498.

Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, Aleanca ka siguruar shtatë ulëse në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës. Kandidatet e këtij subjekti politik që fituan mandatet e deputetëve janë Ardian Gjini, Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Time Kadrijaj, Albana Bytyqi dhe Teuta Haxhiu.

<

Pas përfundimit të numërimit, KQZ ka njoftuar se palët kanë të drejtë të parashtrojnë ankesa lidhur me administrimin në Qendrat Komunale të Numërimit dhe Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Ankesa mund të bëhet brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka shpjeguar se për administrimin e numërimit në ditën e fundit, ankesat mund të dorëzohen me shkrim në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Ai theksoi: “Në rast se brenda 48 orëve nuk ka ankesa lidhur me administrimin e numërimit, KQZ është e gatshme për të proceduar me shpalljen e rezultateve përfundimtare. Nëse do të ketë ankesa, KQZ do të presë vendimmarrjen e institucioneve përkatëse dhe do të zbatojë vendimet e tyre nëse e obligojnë, vetëm atëherë do të shpallen rezultatet përfundimtare.”

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement