Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kosova përfaqësohet në Avignon të Francës me dramën e Jeton Nezirajt

Kosova përfaqësohet në Avignon të Francës me dramën e Jeton Nezirajt

Në kuadër të Festivalit të Avignonit në Francë, sot do të prezantohet përmbledhja në gjuhën angleze “EIGHT PLAYS. Drama of Smaller European Languages.” Kjo veprë sjell tetë drama nga gjuhët më të vogla evropiane dhe bën pjesë në projektin “DoSEL – Drama e Gjuhëve më të Vogla Evropiane.”

Teatri Kombëtar i Kosovës, partnere në këtë nismë, është përfaqësuar me dramën “Aventurat e familjes Bosch në Unmikistan” të autorit Jeton Neziraj. Kjo dramë është fituese e çmimit kombëtar “Katerina Josipi 2024” dhe është përkthyer nga shqipja në anglisht nga Alexandra Channer.

Ky botim është rezultat i bashkëpunimit mes tetë institucioneve kulturore evropiane dhe ka si qëllim të rrisë dukshmërinë ndërkombëtare të dramaturgjisë së shkruar në gjuhët më të vogla. Gjithashtu, ai krijon mundësi të reja për lexim, përkthim, prodhim dhe shfaqje në të gjithë Evropën.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement