Pas reshjeve të dendura dhe stuhisë që kanë përfshirë Kosovën, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se ekipet e mirëmbajtjes janë në gatishmëri dhe po reagojnë me shpejtësi dhe përgjegjësi.
Sipas njoftimit, në hyrje të Shtërpcës (R115), stuhia ka shkaktuar rrëzimin e drunjve, gjë që ka rezultuar në dëme për disa automjete. Ekipet e mirëmbajtjes kanë intervenuar menjëherë për të pastruar rrugën dhe për të larguar pengesat.
Pas ndërhyrjes së ekipeve në terren, rruga është liruar dhe tani është e qarkullueshme.
Ministria thekson se po qëndrojnë vigjilentë dhe po bashkëpunojnë me të gjitha institucionet përgjegjëse për menaxhimin e situatave emergjente. Ata gjithashtu u bëjnë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar dhe të shmangin qarkullimin e panevojshëm gjatë paralajmërimeve për reshje të dendura ose stuhi. Rekomandojnë gjithashtu përshtatjen e vozitjes me kushtet atmosferike.



















You must be logged in to post a comment Login