Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kosova në NATO, Haradinaj: Të punohet që kandidatura të diskutohet në samitin e ardhshëm në Shqipëri

Kosova në NATO, Haradinaj: Të punohet që kandidatura të diskutohet në samitin e ardhshëm në Shqipëri

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ftuar institucionet e vendit të ndërmarrin menjëherë veprime për të futur kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në NATO në agjendën e samitit të ardhshëm të Aleancës, i cili pritet të organizohet në Shqipëri.

Në një postim në Facebook, Haradinaj theksoi se anëtarësimi në NATO duhet të jetë një prioritet strategjik për shtetin e Kosovës. Ai u shpreh se është e domosdoshme që Kosova të veprojë urgjentisht për të siguruar që kandidatura e saj të diskutohet në samit.

Pavarësisht se koha përgatitore është e shkurtër, Haradinaj beson se me punë serioze ky synim është i arritshëm. Ai kritikoi ata që, sipas tij, nuk e mbështesin këtë objektiv strategjik, duke theksuar se ata janë ose shkurtpamës, ose nuk e kuptojnë rëndësinë e detyrës që ushtrojnë.

<

Ish-kryeministri vazhdon të kërkojë që anëtarësimi i Kosovës në NATO të trajtohet si një prioritet kombëtar, duke e parë atë si garancinë më të fortë për sigurinë dhe të ardhmen euroatlantike të vendit.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement