Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka shënuar një rritje të konsiderueshme të numrit të pasagjerëve dhe fluturimeve gjatë muajit korrik, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të publikuara nga aeroporti, gjatë korrikut janë regjistruar 476,469 pasagjerë, që përbën një rritje prej 3.95% në krahasim me korrikun e vitit 2022. Në këtë muaj, janë realizuar gjithsej 3,352 fluturime, duke shënuar një rritje prej 4.82% krahasuar me vitin e kaluar.
Aeroporti thekson se këto shifra pasqyrojnë rritjen e lëvizshmërisë së udhëtarëve dhe vazhdimësinë e operimeve. Në njoftimin e aeroportit theksohet se “pas çdo numri qëndrojnë njerëz, udhëtime, takime dhe histori të reja”, shprehje mirënjohjeje për pasagjerët dhe partnerët për bashkëpunimin e treguar.



















You must be logged in to post a comment Login