Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kori i Fëmijëve “Okarina” për herë të parë në Filharmoninë e Berlinit

Kori i Fëmijëve “Okarina” për herë të parë në Filharmoninë e Berlinit

Kori i Fëmijëve “Okarina”, nën drejtimin e dirigjentes Elikona Hysaj Shala, do të zhvillojë për herë të parë dy koncerte të veçanta në Berlin. Koncerti i parë do të mbahet sot në Matthäuskirche, ndërsa i dyti nesër në ora 20:00 në Kammermusiksaal.

Një nga momentet kryesore të programit do të jetë interpretimi i veprës “Baresha”, një krijim të njohur të Rexho Mulliqit, ku do të performohet çifteli nga Hava Bekteshi dhe piano nga Pranvera Hoxha, me aranzhim nga maestro Edon Ramadani.

Gjithashtu, kori do të prezantojë një vepër premierë botërore, e titulluar “VJOSA, A Song of Wild Eternity”, krijuar nga kompozitori Aulon Naçi, e dedikuar lumit Vjosa.

Pas shumë vitesh përgatitje, fëmijët do të kenë mundësinë të performojnë në një nga skenat më prestigjioze në botë.

Përpara këtyre koncerteve, kori “Okarina” ka mbajtur një koncert në Hamburg, si pjesë e festivalit ndërkombëtar “Berlin Loves You – The Festival for Spectacular Choral Music”, që do të zhvillohet nga 25 deri më 28 qershor 2026.

Ky rrugëtim artistik mbështetet nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani dhe partnerë të tjerë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement