Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kontrata kolektive lë rrugën pa asfalt në Tërpezë të Vitisë (VIDEO)

Kontrata kolektive lë rrugën pa asfalt në Tërpezë të Vitisë (VIDEO)

Një rrugë me gjatësi më pak se gjysmë kilometri në fshatin Tërpezë të Vitisë vazhdon të mbetet e paasfaltuar për gati dy dekada.

Banorët e zonës, të cilët përbëjnë mbi 10 familje, shprehin shqetësim se rruga është vetëm e mbushur me zhavorr, elementi të cilit ata i atribuojmë dëme të vazhdueshme automjeteve të tyre. Sipas tyre, premtimet për asfaltim janë dhënë vazhdimisht, sidomos gjatë fushatave zgjedhore, por deri më tani nuk ka pasur asnjë rezultat.

Përveç kësaj, banorët ankohen edhe për problemet që sjellin reshjet e shiut. Një kanal i bllokuar pranë rrugës ka shkaktuar depërtimin e ujit në disa shtëpi, duke rënduar situatën për ata që jetojnë atje.

Nga ana tjetër, Komuna e Vitisë i ka hedhur poshtë akuzat e banorëve. Ajo deklaron se vonesat lidhën me çështje financiare dhe procedurale. Sipas komunës, punimet do të rinisin sapo të sigurohen mjetet e nevojshme.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement