Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Konstituohet Këshilli Drejtues i Aleancës

Konstituohet Këshilli Drejtues i Aleancës

Sot është konstituuar Këshilli Drejtues i Aleancës, duke formalizuar përbërjen e re prej 108 anëtarësh, të cilët do të ushtrojnë mandatin e tyre për katër vjet.

Kryetari i kësaj partie, Ardian Gjini, shprehu mirënjohje për të gjithë anëtarët për punën e tyre gjatë zgjedhjeve të 7 qershorit, ku partia e tij shënoi një rritje të ndjeshme.

Gjatë takimit konstituiv, Gjini u uroi përzgjedhjen e tyre dhe falënderoi për angazhimin në procesin zgjedhor, sipas njoftimit të Aleancës.

<

Ai theksoi gjithashtu nevojën për një mobilizim dhe përkushtim të shtuar në hapat e ardhshëm, në drejtim të zhvillimit dhe fuqizimit të Aleancës.

Në kuadër të procesit të konsolidimit, Aleanca njoftoi se shumë shpejt do t’i propozohet Këshillit Drejtues miratimi i Kryesisë së re, duke përmbyllur kështu fazën e riorganizimit të strukturave drejtuese.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement