Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Konstituimi, president apo zgjedhje? – Flet Kadri Kryeziu (VIDEO)

Konstituimi, president apo zgjedhje? – Flet Kadri Kryeziu (VIDEO)

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka komentuar hapat e nevojshëm për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Ai theksoi se presidentja duhet të thërrasë një seancë brenda 30 ditësh për të formuar parlamentin. Nëse konstituimi nuk arrin të ndodhë brenda këtij afati, do të shpallen sërish zgjedhjet.

Kryeziu shprehu besimin se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kryer një punë të shkëlqyer dhe se zgjedhjet kanë pasur standarde evropiane. Ai ndali se procesi i numërimit duhet të përfundojë, dhe një herë që numërimi të jetë i përfunduar, presidentja ka për detyrë të thërrasë seancën për konstituimin e Parlamentit.

Ai gjithashtu përmendi një vendim të Gjykatës Kushtetuese, i cili përcakton se konstituimi nuk mund të zgjasë më shumë se 30 ditë. Pra, është e domosdoshme që parlamenti të formohet brenda këtij afati për çdo rast të mundshëm.

Nëse konstituimi nuk realizohet, do të shkohet sërish në zgjedhje, pas të cilave presidenti në detyrë do të emërojë mandatarin për formimin e Qeverisë. Qeveria duhet të konstituohet brenda 60 ditësh, për të vazhduar më pas me zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement