Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Konstituimi në momente të fundit? Asnjë lëvizje deri tash te Kuvendi (VIDEO)

Konstituimi në momente të fundit? Asnjë lëvizje deri tash te Kuvendi (VIDEO)

Deri në skadimin e afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, nuk është vërejtur asnjë lëvizje e deputetëve në objektin e parlamentit. Deri tani ka pasur raportime për një takim mes kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Megjithatë, sot nuk ka pasur asnjë zhvillim në Kuvend.

Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Bellagoshi, raportoi se asnjë deputet nuk ka hyrë ose dalë nga Kuvendi në këtë ditë të fundit për konstituim. Ajo theksoi se, gjatë qëndrimit të saj në ambientet e parlamentit, asnjë lëvizje nuk është regjistruar. Në mesnatë përfundon zyrtarisht afati për konstituimin e Kuvendit. Pas kësaj, mbetet e pacaktuar se cilat do të jenë hapat kushtetues që mund të ndërmerren, pas një akti të Gjykatës Kushtetuese që ka kufizuar kohën e konstituimit në 30 ditë.

Sipas Bellagoshit, dje është ndërprerë seanca që kishte nisur, me arsyetimin se duhej t’u jepte kohë më shumë bisedimeve për emërimin e presidentit. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar më shumë koha për të diskutuar me LDK-në dhe ka ftuar edhe partitë e tjera për të marrë pjesë në këto bisedime. Ai ka theksuar se kjo është një përgjigje ndaj kritikave të mëparshme për mënyrën se si po u jepnin formë institucioneve pa diskutuar fillimisht pozitat e rëndësishme.

<

Bellagoshi gjithashtu bëri të ditur se nëse Kuvendi nuk konstituohet deri në mesnatë, pasojat mbeten të paqarta.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement