Ish-konkurrentja e njohur e programit “Për’puthen”, Alvisa Qarri, ka përjetuar një moment të veçantë dhe emocionues, duke u bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë një vajzë, për të cilën ka ndarë gëzimin e saj me ndjekësit në rrjetet sociale.
Në një postim të bukur, Alvisa ka publikuar një foto domethënëse dhe ka shoqëruar atë me fjalët: “Nga sot, çdo rrugë na çon te ti. Mirë se erdhe në shtëpi, Reina. Emri yt do të thotë ‘Mbretëreshë’ dhe sot ti u bëre mbretëresha e familjes sonë.”
Ajo ka zbuluar gjithashtu emrin e veçantë të vajzës, Reina, duke përçuar dashurinë dhe emocionin për këtë moment. I urojmë vogëlushes një jetë të gjatë dhe plot shëndet!
Be the first to comment