Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Konjufca: Serbia mbetet kërcënim për paqen në rajon, BE po tregohet tolerante ndaj Beogradit

Konjufca: Serbia mbetet kërcënim për paqen në rajon, BE po tregohet tolerante ndaj Beogradit

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka shprehur shqetësimin se Serbia vazhdon të përballej si një rrezik për stabilitetin e Ballkanit dhe Evropës.

Gjatë deklaratave të tij, ai kritikoi Bashkimin Evropian për qasjen e tij tepër tolerante ndaj politikës së Beogradit. Sipas tij, kjo tolerancë mund të ketë inkurajuar Serbinë të vazhdojë me të njëjtën politikë.

Konjufca theksoi se retorika agresive e politikës zyrtare serbe ndaj Kosovës është dëshmi se Serbia mbetet një burim kërcënimi dhe destabiliteti për paqen rajonale dhe evropiane. Ai e cilësoi një deklaratë të ministres serbe, që sugjeronte spastrimin etnik të Kosovës, si një shqetësim që duhet marrë seriozisht, jo vetëm nga Kosova, por edhe nga aleatët ndërkombëtarë që investojnë në stabilitetin e rajonit.

<

Ministri gjithashtu foli për pozicionin e Kosovës në zhvillimet ndërkombëtare, duke theksuar se Prishtina ka qëndruar në linjë me aleatët perëndimorë në çështjet e sigurisë. Ai nënvizoi mbështetje e Kosovës për Ukrainën përballë agresionit rus dhe përkrahjen e sanksioneve ndaj Moskës nga vendet perëndimore.

Konjufca theksoi se Republika e Kosovës, si një shtet sovran dhe i pavarur, ka qëndruar e palëkundur në mbështetje të aleancës perëndimore për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të Ukrainës. Ai gjithashtu shprehu mbështetje për Shtetet e Bashkuara të Amerikës në përpjekjet e tyre për ndërtimin e paqes në Lindjen e Mesme.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement