Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Konjufca: Franca, partnere kyçe në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së

Konjufca: Franca, partnere kyçe në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, në një konferencë të përbashkët me ministrin e deleguar për Evropën nga Republika e Francës, Benjamin Haddad, theksoi rëndësinë e Francës si një partner strategjik për vendin.

Ai shprehu kënaqësinë që, gjatë kësaj vizite, bashkë me ministrin francez nënshkruan katër marrëveshje të rëndësishme për Kosovën. Konjufca e konsideroi këtë moment si një tregues të marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet dy vendeve, duke e përshkruar vizitën e Haddad si një dëshmi të bashkëpunimit të frytshëm.

“Është kënaqësi e veçantë që e mirëprita sot në Ministrinë tonë,” u shpreh ai, duke theksuar se Kosova dhe Franca ndajnë një vizion të përbashkët për një Europë më të sigurt dhe të fortë.

<

Gjatë takimit dypalësh, të dy ministrat diskutuan për fuqizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Konjufca theksoi se Kosova ka bërë zgjedhjen e saj strategjike, duke shprehur se “zgjedhja jonë është Evropa, Bashkimi Evropian.”

Ai gjithashtu komentoi mbi provokimet e Serbisë, duke theksuar se paqja nuk mund të arrihet mbi mohimin e së kaluarës, por vetëm nëpërmjet njohjes së së vërtetës. “Kosova po investon në sigurinë e vendit dhe të rajonit, gjithmonë në raport me vendet tona aleate,” tha ai, duke theksuar përkushtimin për paqe, bashkëpunim rajonal dhe ruajtjen e vlerave.

Sa i përket rrugëtimit të Kosovës drejt Bashkimit Evropian, Konjufca nënvizoi se Franca mbetet një partner kyç në këtë proces.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement