Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Konflikti rrit çmimin e kalimit në Hormuz, sigurimi i anijeve arrin shifra marramendëse

Konflikti rrit çmimin e kalimit në Hormuz, sigurimi i anijeve arrin shifra marramendëse

Pas përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme dhe bllokadës së Ngushticës së Hormuzit, sigurimi i anijeve që kalojnë në këtë zonë ka shënuar një rritje të ndjeshme të kostove.

Tregu i sigurimeve në Londër ka reaguar menjëherë ndaj rrezikut të rritur për anijet që lundrojnë në një nga rrugët detare më të rëndësishme në botë. Policat e sigurimit për raste lufte fillimisht u anuluan, por më pas u rinovuan me çmime shumë më të larta.

Ekspertët e sigurimeve raportojnë se tarifat për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit janë rritur nga rreth 0.25-0.5% të vlerës së anijes para krizës, deri në 10% pas sulmeve të para. Për një cisternë nafte me vlerë 100 milionë dollarë, kjo do të thotë se kostoja e sigurimit arrin deri në 10 milionë dollarë për një udhëtim. Aktualisht, tarifat janë ulur në rreth 1–3% të vlerës së anijes, sipas informacioneve nga CNN.

<

Disa kompani sigurimi ofrojnë bonuse për pronarët e anijeve që kalojnë nëpër ngushticë pa incidente, duke u kthyer një pjesë të primit të paguar.

Ekspertët theksojnë se çmimet e sigurimeve në Hormuz ndryshojnë praktisht çdo orë, në varësi të zhvillimeve gjeopolitike. Si pasojë e pasigurisë, siguruesit po kërkojnë të vendosin çmimin e policave vetëm disa orë para nisjes së anijeve, ndërsa mbulimi është i vlefshëm vetëm për disa ditë përpara se të rinegociohet.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement