Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Konflikti për tokë përfundon me plagosje, si erdhi deri tek incidenti mes axhës dhe nipit? (VIDEO)

Konflikti për tokë përfundon me plagosje, si erdhi deri tek incidenti mes axhës dhe nipit? (VIDEO)

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Mirad të Epërme, në Fushë Kosovë, ku një person është plagosur nga arma e zjarrit.

Sipas informatave të para, ngjarja ka ndodhur kur një individ ka qëlluar drejt axhës së tij, duke e plagosur në këmbën e djathtë. Dyshimet e para tregojnë se konflikti është rrjedhojë e një mosmarrëveshjeje familjare lidhur me çështje pronësore, më konkretisht për një tokë.

Gazetarja e Klan Kosovës, Diellza Berisha, raportoi nga vendi i ngjarjes se policia vazhdon të ndodhet pranë shtëpive të viktimës dhe të dyshuarit, aty ku ka ndodhur incidenti. Ajo citoi një familjar të dorasit, i cili shpjegoi se konflikti ka lindur për shkak të një presioni mbi token, si dhe se një person ka ardhur nga jashtë, duke pretenduar se toka është e tij.

I dyshuari, pas incidentit, është larguar me një veturë, që më pas është gjetur pranë shtëpisë së vëllait të tij. Aktualisht, ai ende nuk është lokalizuar nga policia.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ekipet hetuese dhe prokurori nga Departamenti i Krimeve të Rënda. Gjatë hetimeve, është gjetur një gëzhojë plumbi, e cila dyshohet se lidhet me armën e përdorur në rast.

Viktima është jashtë rrezikut për jetë dhe është duke marrë trajtim mjekësor. Ai është intervistuar nga policia, ndërsa më herët janë marrë edhe deklarata nga anëtarët e familjes të përfshirë në incident. Hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes po vazhdojnë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement