Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Konfliktet në botë, Koci: SHBA edhe shumë gjatë do ta mbajë rolin prijës (VIDEO)

Konfliktet në botë, Koci: SHBA edhe shumë gjatë do ta mbajë rolin prijës (VIDEO)

Analisti Milazim Koci, i ftuar në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ka komentuar tensionet aktuale mes SHBA-së dhe Iranit, si dhe mes Rusisë dhe Ukrainës.

Ai theksoi se pas këtyre dy konflikteve ndodhen dy pole që rivalizojnë njëra-tjetrën. Sipas Kocit, konflikti në Iran dhe në Ukrainë simbolizon një përballje më të gjerë.

“Janë dy pika, por mendoj se ato përfaqësojnë vetëm një aspekt të një konflikti shumë më të thellë. Në njërën anë kemi SHBA-në, Evropën dhe Izraelin, dhe në anën tjetër Rusinë, Kinën dhe Iranin, përveç vendeve të tjera. Ky është esencialisht ballafaqimi. Synimi nga Lindja është që të privojnë Amerikën nga roli i saj lider në botë dhe të krijojnë një sistem multipolar. Megjithatë, besoj se Amerika do të vazhdojë të mbajë këtë rol për një kohë të gjatë, sepse luftërat e sotme nuk vendosen me ushtarë dhe armë bërthamore, por nëpërmjet Inteligjencës Artificiale,” theksoi ai.

Nga ana tjetër, analisti Bardh Zherka theksoi se Kina është përfituesja më e madhe nga këto konflikte.

“Një nga lajmet e fundit tregon se Koreja e Veriut po dërgon 30,000 trupa në Ukrainë për të kontribuar në luftë. Kjo është e rëndësishme, duke marrë parasysh rolin e trupave në këtë konflikt, sidomos për shkak të mungesës së forcave ukrainase. Megjithatë, faktori më i rëndësishëm është Kina. Kina është një nga vendet që përfiton më shumë nga ky konflikt, duke arritur rezervat më të mëdha në botë,” tha Zherka.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement