Një konflikt verbal është raportuar sot në sheshin e Pejës, ku janë përfshirë disa persona.
Një qytetar ka filmuar momentin dhe videoja është dërguar në redaksinë e Klankosova.tv. Në video shihen të paktën katër qytetarë duke u fjalosur mes tyre.
Dy të rinj ndodhen para standit të Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa dy persona më të moshuar diskutojnë me ta në tone të ashpra. Njëri nga të rinjtë dëgjohet duke kërkuar: “Ule dorën, ule dorën!”, drejtuar njërit nga aktivistët e LVV-së.
Arsyet e këtij incidenti ende nuk janë konfirmuar nga Klankosova.tv. Redaksia ka contactuar Degën e LVV-së në Pejë, konkretisht kryetarin Taulant Kelmendi, për të marrë një informacion lidhur me situatën.
Kelmendi pranoi se ka pasur tension mes të përfshirëve, duke saktësuar se njëri nga qytetarët është aktivist i LDK-së, dhe një tjetër person prapa shtandit nuk është aktivist i LVV-së. Megjithatë, ai la të kuptohet se njëri nga të rinjtë është aktivist i tyre.
Nuk u sqarua se çfarë e shkaktoi këtë fjalosje.















You must be logged in to post a comment Login