Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Konflikt mes fqinjëve në Leposaviq, ndërhyn Policia – njëri denoncon kërcënimet e tjetritSinjali

Konflikt mes fqinjëve në Leposaviq, ndërhyn Policia – njëri denoncon kërcënimet e tjetritSinjali

Një mosmarrëveshje mes dy fqinjëve në Leposaviq ka rezultuar në përfshirjen e Policisë, pasi një burrë ka denoncuar se është kërcënuar nga fqinji i tij në oborrin e shtëpisë.

Rasti është raportuar më 4 qershor në Stacionin Policor. Ankuesi ka deklaruar se një ditë më parë, rreth orës 15:00, ndërsa ndodhej në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Donji Krnjin, ishte kërcënuar nga fqinji.

Pas pranimit të informacionit, njësitë policore dhe hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar dhe shoqëruar për intervistim të dyshuarin, Goran Radosavljevic.

Gjatë hetimeve, janë intervistuar edhe tre dëshmitarë, të cilët kanë konfirmuar se kanë dëgjuar fjalët kërcënuese të drejtuara ndaj ankuesit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti për veprën penale “Kanosje”. Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull prezumohen të pafajshëm deri sa fajësia e tyre të provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement