Në Kamëz ka ndodhur një konflikt mes të afërmve, i cili ka rezultuar me plagosjen e një personi.
Një i mitur, vetëm 16 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë xhaxhanë e tij si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes tyre.
Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e së martës. Pas ndërhyrjes së policisë, i mituri është arrestuar.
<
Autoritetet po punojnë për të dokumentuar rastin, dhe pritet që në ditët në vijim të ketë më shumë detaje të lidhura me ngjarjen.
Be the first to comment