Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Konfirmimi i dënimit – Bajroviqi 12 vjet burg për krimet në Saradan (VIDEO)

Konfirmimi i dënimit – Bajroviqi 12 vjet burg për krimet në Saradan (VIDEO)

Dënimi që mori Ekrem Bajroviq iu duk i tepërt, prandaj ai kërkoi që rasti të rihapet për rigjykim. Boshnjaku, i akuzuar për krime të rënda, kishte shpresë se vendimi do t’i lejonte të shërbente një kohë më të shkurtër në burg, madje edhe lirimin e plotë.

Megjithatë, asnjë nga këto shpresa nuk u realizua për ish-policin serb. Ai akuzohet se, së bashku me disa persona të tjerë, në maj të vitit 1999 në Saradran të Istogut, ndaluan një kolone me civilë shqiptarë që po iknin për në Shqipëri. Gjatë këtij akti, ata morën 16 burra, të cilët i keqtrajtuan e më pas vranë 15 prej tyre.

Për këto krime, Bajroviq u dënua sërish me 12 vjet heqje lirie. Vendimi i gjykatës u prit me pak entuziazëm nga të mbijetuarit, të cilët thonë se edhe gati tre dekada pas ngjarjeve, vazhdojnë të vuajnë pasojat.

<

Përveç kritikave ndaj organit të drejtësisë, ata shprehin pakënaqësi edhe ndaj institucioneve të tjera që i shpëtuan nga vdekja. Në korrik të vitit 2024, Gjykata Themelore e kishte dënuar gjithashtu Bajroviqin me 12 vjet burg për keqtrajtimin e civilëve në shtëpinë e Demë Zqirit në Saradran.

Megjithatë, Gjykata Supreme e kishte kthyer rastin për rikthim në gjykim, duke theksuar se në dokumentet e lëndës mungonin deklaratat e dëshmitarëve, të cilat ishin dhënë në UNMIK dhe EULEX.

Për më shumë informacione, ndiqni kronikën e mëposhtme.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement