Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, njoftoi në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova se komunat kanë planifikuar një protestë për të mbrojtur buxhetet komunale.
Ibrahimi tha se protesta do të zhvillohet në shtator, duke e theksuar nevojën për zgjidhje të problemeve financiare me të cilat përballen komunat. Ai theksoi se niveli qendror u ka borxh komunave rreth 360 milionë euro, një situatë që ndikon direkt në funksionimin dhe realizimin e projekteve lokale.
Për më tepër, ai siguroi se Asociacioni i Komunave të Kosovës do të vazhdojë të kërkojë përmbushjen e obligimeve financiare ndaj këtyre komunave.



















You must be logged in to post a comment Login