Ministria e Bujqësisë ka ndarë një tender prej afërsisht 100 mijë eurosh për një kompani që nuk kishte përmbushur kriteret e vendosura në dosjen e kontratës për projektin e “Mbjellja e farave për prodhimin e fidanëve dhe mirëmbajtja e tyre”.
Auditori ka zbuluar se gjatë procedurës së prokurimit për këtë kontratë të vlerës prej 97,667 eurosh, operatori ekonomik është shpërblyer pavarësisht se nuk përmbushte kërkesën III.2.4, e cila lidhet me kapacitetin teknik dhe profesional.
Sipas raportit, “në dosjen e dorëzuar nga operatori mungonin referencat pozitive ose fletë-pranimet për kontrata të ngjashme ose të natyrës së njëjtë, siç ishte kërkuar në dosjen e tenderit”.
Sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit, përzgjedhja e kompanive që nuk i plotësojnë kriteret e kërkuara mund të rezultojë në realizimin e kontratave publike me cilësi të dobët. Kjo pengon zhvillimin e një procesi të rregullt prokurimi dhe cenon transparencën, barazinë dhe efektivitetin e këtij procesi.
Be the first to comment