Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kolona në kufi, deri në 60 minuta pritje në dalje te Dheu i Bardhë

Kolona në kufi, deri në 60 minuta pritje në dalje te Dheu i Bardhë

Mërgimtarët dhe qytetarët që udhëtojnë përmes pikëkalimeve kufitare të Kosovës po përballen me pritje të ndryshme, në varësi të pikës kufitare.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku qytetarët po presin deri në 60 minuta për të kaluar nga ky kalim.

Kohë pritjeje janë raportuar gjithashtu në pikën kufitare Merdarë, ku pritjet arrijnë deri në 40 minuta në dalje.

<

Ndërkohë, në Han të Elezit, qytetarët kanë përballje më të shkurtra, me një kohë pritjeje rreth 10 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Autoritetet vazhdojnë të monitorojnë situatën në pikëkalimet kufitare, ndërsa fluksi i udhëtarëve pritet të rritet gjatë ditëve të verës dhe sezonit të pushimeve.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement