Avokati Arianit Koci ka njoftuar për një rast të ndalimit të një të riu nga Kosova nga policia serbe në pikën kufitare Horgosh, e cila ndodhet në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë. Rasti ka ndodhur ndërsa ai po udhëtonte nga Gjermania drejt Kosovës.
Sipas Kocit, i riu, i lindur në vitin 1997, aktualisht ndodhet në ambientet e policisë kufitare.
Gjatë kontrollit të automjetit, policia serbe ka gjetur një emblemë të UÇK-së nën ulëse. Koci theksoi se i ndaluari nuk kishte dijeni për praninë e këtij objekti në automjet. Përveç emblemes, janë gjetur edhe disa monedha argjendi.
Avokati nuk ka zbuluar identitetin e të riut, por ka theksuar se po e ndjek rastin dhe do të informojë për çdo zhvillim të ri që do të konfirmohet.
Be the first to comment