Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

KMDK sqaron për zjarrin në Sferkë: Deponia nuk menaxhohet nga ne

KMDK sqaron për zjarrin në Sferkë: Deponia nuk menaxhohet nga ne

Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK) ka reaguar në lidhje me zjarrin në Deponinë Sanitare të Pejës, e cila ndodhet në fshatin Sferkë. Ajo sqaron se kjo deponi aktualisht nuk është nën menaxhimin e saj.

Në komunikatën për mediat, KMDK informon se menaxhimi i deponisë është në duar të Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Ambienti”, ku Komuna e Pejës është aksionari kryesor.

“Ne kemi ndjekur me shqetësim të madh situatën e krijuar nga zjarri në Deponinë Sanitare të Pejës. Për të informuar drejt opinionin publik, sqarojmë se deponia nuk është nën menaxhimin tonë,” theksohet në reagimin e KMDK-së.

<

Përfaqësues të KMDK-së kanë vizituar deponinë për të parë nga afër gjendjen e krijuar dhe kanë shprehur gatishmërinë për të ofruar mbështetje profesionale dhe teknike për KRM “Ambienti”.

Kompania ka theksuar se ndihma e ofruar ka për qëllim që zjarri të vihet nën kontroll sa më shpejt dhe të shuhet plotësisht, duke u kujtuar se mbështetje të ngjashme është dhënë edhe në të kaluarën.

Në përfundim, KMDK bën thirrje për një angazhim të koordinuar të institucioneve dhe për kujdes në publikimin e informacioneve, me qëllim të shmangies së dezinformatave dhe konfuzionit te qytetarët.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement