Gazetarja e Klan Kosovës, Sara Aliu, ndodhet në Ferizaj ku do të raportojë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen nesër. Ferizaj ka mbi 118 mijë qytetarë me të drejtë vote, si dhe mbi nëntë mijë të tjerë nga diaspora që kanë të drejtë të votojnë.
Në këtë proces, janë përcaktuar rreth 48 qendra të votimit në qytet.
Më pak se 24 orë na ndajnë nga hapja e qendrave të votimit, dhe Aliu, së bashku me ekipin e Klan Kosovës, do të ofrojnë raportime edhe nga Kaçaniku dhe Shtimja.
Në Kaçanik, numri i qytetarëve me të drejtë vote arrin mbi 32 mijë, përfshirë rreth tri mijë të tjerë nga diaspora. Ndërkaq, në Shtime, mbi 26 mijë qytetarë kanë të drejtë vote, si dhe rreth dy mijë të tjerë nga diaspora.















You must be logged in to post a comment Login