Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Klan Kosova me mbulim maratonik të zgjedhjeve, gjithçka nis në orën 06:45 (VIDEO)

Klan Kosova me mbulim maratonik të zgjedhjeve, gjithçka nis në orën 06:45 (VIDEO)

Nesër, Kosova do të zhvillojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Si zakonisht, televizioni Klan Kosova, i njohur si numri një në vend, do të ofrojë një mbulim të gjerë të procesit zgjedhor. Ekipi ynë do të raportojë për çdo zhvillim të rëndësishëm gjatë ditës së votimit.

Mbulimi do të fillojë në orën 06:45, 15 minuta para hapjes së qendrave të votimit, dhe do të vazhdojë deri pas mesnatës. Gjatë kësaj periudhe, ne do të sjellim informacione, analiza dhe pamje nga e gjithë Kosova.

Ekipet e Klan Kosovës do të jenë të pranishme në terren anembanë vendit për të ndjekur nga afër procesin zgjedhor dhe ngjarjet që e shoqërojnë atë.

Për të gjitha informacionet lidhur me votimet e së dielës, ndiqni Klan Kosovën dhe Klankosova.tv, në një edicion maratonik që fillon para orës 07:00 dhe do të vazhdojë deri në orët e vona të natës.

Klan Kosova. Ne jemi aty ku vendos Kosova.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement