Vitin e kaluar u diskutua shumë mbi mundësinë që këngëtarja Diona Fona të ishte pjesë e “Big Brother VIP Kosova”, por ajo vendosi të mos merrte pjesë në këtë reality show.
Së fundmi, emri i saj është rikthyer në bisedime për një pjesëmarrje të mundshme në edicionin e ardhshëm të programit. Deri tani, nuk ka një konfirmim zyrtar për përfshirjen e saj në kastin e spektaklit, sipas raportimeve nga “Kosovarja”.
Diona Fona po vazhdon me aktivitetin e saj muzikor, ndërsa një pjesëmarrje në një format të tillë do ta sjellë përsëri në qendër të vëmendjes publike. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse këto bisedime do të rezultojnë me një marrëveshje të suksesshme.



















You must be logged in to post a comment Login