Ish “Miss Kosova 1995”, Blerta Syle, vazhdon të jetë një figurë e njohur në botën e artit dhe publikimeve. Ajo është bashkëshortja e publicistit Veton Surroi dhe ka një angazhim të thellë në fushën artistike.
Së fundmi, Blerta ka ndarë në Instagram një fotografi të vitit 2005, ku shfaqet e veshur si nuse me një fustan të bardhë, duke mbajtur në dorë flamurin e Europës.
Kjo foto ka qënë pjesë e një ekspozite në Galerinë e Arteve të Kosovës, e cila u mbajt në të njëjtin vit. Imazhi rikthen në vëmendje një moment të veçantë nga arkivi personal dhe artistik i Blertës, duke reflektuar lidhjen e saj me periudha të ndryshme të jetës dhe krijimtarisë.
Be the first to comment