Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kjo është platforma e KQZ-së për rezultatet preliminare dhe daljen në zgjedhje

Kjo është platforma e KQZ-së për rezultatet preliminare dhe daljen në zgjedhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar linkun e platformës elektronike për të dhënat mbi rezultatet preliminare dhe statistikat e pjesëmarrjes në votime. Kjo platformë do të ofrojë informacion për çdo komunë, qendër votimi dhe vendvotim në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka ndarë detaje përmes një postimi në Facebook. Ai theksoi se në këtë platformë do të publikohen të dhëna për pjesëmarrjen e votuesve në gjashtë momente të ndryshme gjatë ditës: në oraret 09:00, 11:00, 13:00, 15:00, 17:00 dhe 19:00. Gjithashtu, aty do të jenë të disponueshëm rezultatet preliminare për subjektet politike, pasi të ketë përfunduar numërimi i fletëvotimeve në vendvotime.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, numërimi i fletëvotimeve të subjekteve politike për zgjedhjet e Kuvendit të Kosovës realizohet në vendvotim, menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit. Ndërkohë, numërimi i votave për kandidatët për deputetë ndodh në Qendrat Komunale të Numërimit.

<

Për më shumë informacion, mund të vizitoni platformën këtu: KQZ Rezultatet.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement