Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Kisha frikë të tregoja se jam shqiptare, mendoja se do të më mbylleshin dyert!

Kisha frikë të tregoja se jam shqiptare, mendoja se do të më mbylleshin dyert!

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, ka ndarë për herë të parë frikën e saj lidhur me origjinën në fillimet e karrierës së saj. Ajo pranon se ketë frikë e kishte shkaktuar mendimi se si kjo mund të ndikonte në mundësitë e saj në industrinë e muzikës në Greqi.

Foureira theksoi se ishte rritur me bindjen se origjina e saj shqiptare mund ta pengonte në arritjen e mundësive të barabarta me të tjerët. “Kur rritesh, kjo frikë të mbërthen. Mendoja se nëse thosha se jam nga Shqipëria, nuk do të më ofroheshin mundësi të njëjta. Ky ishte realiteti që përjetoja,” shprehet ajo.

Këngëtarja gjithashtu kujtoi momentet e vështira që përjetonte familja e saj. Ajo zbuloi se nëna e saj shpesh qante për paragjykimet me të cilat përballej. “Nëna ime më përqafonte dhe qante, duke më thënë: ‘Vajza ime, çfarë të kanë bërë? Ti nuk ke bërë asgjë’,” tregoi Foureira.

<

Megjithatë, ajo theksoi se mbështetja nga ata të afërm e ndihmoi të vazhdonte karrierën e saj muzikore, derisa publiku e vlerësoi për talentin e saj dhe jo për origjinën. Gjatë intervistës, Foureira ndau edhe historinë e njohjes me partnerin e saj, ish-futbollistin Alberto Botía, të cilin e takoi rreth dhjetë vjet më parë, pasi ai kishte ndjekur një performancë të saj.

“Kur e pashë, mendova: ‘Sa i pashëm është, mos është aktor apo model?’. Nuk e dija fare kush ishte,” kujton ajo me humor. Pas takimit, Botía i dërgoi një mesazh në Instagram për ta përgëzuar për performancën.

Foureira iu përgjigj dhe kështu filloi historia e dashurisë së tyre. “Filluam të flisnim, dolëm bashkë dhe gjithçka nisi natyrshëm. Në nëntor festojmë 10 vjet bashkë,” zbuloi ajo. Çifti ka një djalë, Hermesin, i lindur në shkurt të vitit 2023.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement