Kim Kardashian ka ndarë një seri fotosh në Instagram nga pushimet familjare pranë një liqeni. Ajo shijoi këtë moment bashkë me të dashurin e saj, Lewis Hamilton, si dhe katër fëmijët.
Një selfie e veçantë tërheq vëmendjen, ku Kardashian, 45 vjeçare, pozuar me Hamilton, 41 vjeç, dhe vajzën e saj tetëvjeçare, Chicago. Kjo është fotografia e parë ku çifti shfaqet së bashku me një nga fëmijët.
Kardashian postoi fotot të hënën, pas kalimit të Ditës së Pavarësisë pranë liqenit. Selfia tregon Kim dhe Hamiltonin duke pozuar krah për krah, me Chicago-n pranë nënës së saj.
Përveç kësaj, ajo ndau momente të tjera nga pushimet, duke përfshirë fotografi të fëmijëve të saj, Psalm (7), Saint (10) dhe North (13). “Verë në liqen me njerëzit e mi të preferuar,” shkroi ajo në përshkrimin e postimit.



















You must be logged in to post a comment Login