Ylli televiziv Kim Kardashian ka tërhequr përsëri vëmendjen e ndjekësve me një set fotografik provokues për promovimin e koleksionit të saj më të ri, Skims.
Edhe pse Hailey Bieber është figura kryesore e kësaj fushate, Kardashian ka vendosur të jetë aktive në promovim, duke pozuar me disa nga modelet më të reja të të brendshmeve.
Në fotografitë e para, ajo shfaqet me një komplet të vogël me reçipeta dhe të brendshme me print leopardi. Më pas, ajo pozon me një set në ngjyrë rozë, që thekson linjat e saj trupore.
Fotografitë janë publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku ajo ka rreth 345 milionë ndjekës. Postimi ka marrë mijëra pëlqime dhe komente, duke u bërë një nga temat më të diskutuar në rrjetet sociale.
Be the first to comment