Kiara Tito ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me një postim të ri në Instagram, ku shfaqet pranë partnerit të saj, Luizi Ejlli.
Fotografitë, të kapura në një ambient natyror, tregojnë çiftin në një moment të veçantë, ku eleganca dhe romanca janë të pranishme. Kiara është shfaqur me një fustan të kuq të gjatë, që thekson stilin e saj, ndërsa Luizi ka zgjedhur një kostum klasik të zi.
Reagimet e ndjekësve nuk kanë munguar. Prej zemrave dhe komplimentëve deri te komentet si “A dreammm” dhe “Më të bukur nuk kisha parë”, postimi është bërë një nga më të komentuarit dhe më të pëlqyerit në Instagram.
Fansat janë shprehur të mahnitur nga pamja e çiftit, duke e parë këtë postim si një reflektim të dashurisë dhe stilit të tyre.















You must be logged in to post a comment Login