Ushtarët amerikanë që janë të angazhuar në Komandën Rajonale Lindje (RC-E) të KFOR-it po kryejnë patrullime të rregullta gjatë gjithë vitit përgjatë kufirit të Kosovës me Serbinë, brenda zonës së përgjegjësisë së tyre.
Sipas njoftimit të KFOR-it, këto patrullime ndihmojnë në ruajtjen e ndërgjegjësimit rrethanor, mbështesin stabilitetin dhe lirinë e lëvizjes, monitorojnë ndryshimet në mjedisin operacional dhe sigurojnë një prani të dukshme në terren.
Në njoftim theksohet se “aktivitete të tilla pasqyrojnë angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe transparente.”
Be the first to comment