Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

KFOR nis tërheqjen graduale nga Ura e Ibrit: Do të ruajmë prani të dukshme në veri

KFOR nis tërheqjen graduale nga Ura e Ibrit: Do të ruajmë prani të dukshme në veri

Misioni ushtarak i NATO-s në Kosovë ka nisur procesin e kalimit gradual nga prania e përhershme në Urën kryesore të Mitrovicës. Sipas KFOR-it, ky hap po ndërmarrë në kuadër të optimizimit të pozicionimit të misionit, pas përmirësimit të situatës së sigurisë në vend.

Në një përgjigje për Klankosova.tv, KFOR-i ka sqaruar se ndryshimi i pranisë do të zhvillohet gradualisht dhe në përputhje me kushtet në terren. Ky proces po koordinohet ngushtësisht me të gjitha palët e përfshira.

Përfaqësuesit e KFOR-it shpjeguan se procesi do të jetë i kontrolluar dhe në bashkëpunim me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, organizatave ndërkombëtare, Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Gjithashtu, ata theksuan se shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Millan Mojsilloviq, është informuar rregullisht për këtë proces. Komandanti i misionit, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, vazhdon të mbajë kontakte të ngushta me përfaqësuesit kryesorë të institucioneve të Kosovës dhe të organizatave ndërkombëtare.

Megjithatë, edhe me ndryshimin e pranisë në Urën kryesore të Mitrovicës, KFOR-i ka siguruar se do të ruajë një praninë të dukshme në të dyja anët e qytetit, si në jug ashtu edhe në veri.

KFOR-i po ashtu theksoi se personeli i saj është i pozicionuar mirë për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi të rëndësishëm, në përputhje me mandatin e tij të bazuar në OKB. Misioni i NATO-s është i përkushtuar për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes.

Mandati i KFOR-it bazohet në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999. Detyrat e tij vazhdojnë të realizohen në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX, duke përmbushur rolet e tyre përkatëse në fushën e sigurisë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement