Ushtarët e KFOR-it morën pjesë në një ushtrim të përbashkët trajnimi për reagimin ndaj zjarreve dhe ndihmën mjekësore emergjente, i cili u organizua në Kampin Bondsteel.
Sipas një njoftimi nga KFOR-i, ky trajnim përfshiu pjesëmarrës nga radhët e KFOR-it, zjarrfikës dhe ekipe të emergjencës mjekësore. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte përmirësimi i koordinimit në terren, rritja e ndërveprimit profesional dhe forcimi i kapaciteteve për trajtimin e situatave emergjente.
Gjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit forcuan marrëdhëniet profesionale, gjithashtu përmirësuan procedurat që mbështesin mbrojtjen e njerëzve, infrastrukturës dhe shërbimeve kritike.
Njoftimi thekson se këto aktivitete dëshmojnë përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të bashkëpunuar me institucionet dhe partnerët lokalë, me qëllim të kontribuoni në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe stabil për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Be the first to comment